Të gjithë mund të ndihmojnë, por regjistrohuni vetëm nëse jeni të shëndetshëm dhe jo në grupin e rrezikut. Shërbimet tregtare janë të përjashtuara.
Si të ofroni ndihmë?
Pasi regjistrimi juaj të jetë i plotë, ne do të përcjellim të dhënat e tuaja institucioneve të cilat janë në frontin e parë të luftës me Koronavirus (Spitale, Qendra shëndetësore, Strukturat e ruajtjes se rendit, etj). Nëse ata kanë nevoje të përdorin ndihmën tuaj, do t’ju kontaktojnë direkt për të dakordësuar detajet
Pas regjistrimit do të merrni një konfirmim.
Ky shërbim ofrohet plotësisht falas.
Na takon të gjithëve të kontribuojmë për të mposhtur këtë virus.